Ceremonia e organizuar me rastin e inaugurimit të Vladimir Putinit në postin e Presidentit të Rusisë do të fillojë sot në mesditë në Pallatin e Madh të Kremlinit të Moskës. Për pjesëmarrje në të janë ftuar 3 mijë persona, midis të cilëve figurojnë anëtarët e qeverisë, deputetë të Dumës Shtetërore, gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, pjesëmarrës të fushatës zgjedhore të Putinit, kryetarë të misioneve diplomatike, priftërinj, veprimtarë të shkencës dhe kulturës.

0Ceremonia do të fillojë me dhënien e lamtumirës nga Presidenti aktual Dimitri Medvediev Regjimentit Pesidencial në Sheshin Katedral (Sobornaja) të Kremlinit. Më pas Kryetari i ri i shtetit do të bëjë betimin gjatë marrjes së postit presidencial dhe mbas kësaj Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Rusisë Valeri Zorkin do ta shpallë mbi hyrjen në fuqi të presidencës së Vladimir Putinit. Pastaj Putinit, si Kryekomandat Suprem i Forcave të Armatosura të Rusisë, do ti dorëzohet drejtimi i forcave strategjike bërthamore të vendit.