Vladimir Putin sot për të tretë herë do të marrë detyrën e Presidentit të Rusisë.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, të cilat u mbajtën më 4 mars të këtij viti, Putin mblodhi më shumë se 63% të votave të zgjedhësve, duke fituar në këtë mënyrë që në raundin e parë.

0Në përputhje me amendamentet e bëra në Kushtetutën e Rusisë në dhjetor të vitit 2008 me iniciativën e Presidentit Dimitri Medvediev, Vladimir Putin do të marrë presidencën jo për 4 vjet, por tashmë për 6 vjet.