Ministri francez i Punëve të Brendshme Claude Guéant shpalli zyrtarisht mbi zgjedhjen e socialistit François Hollande në postin e Presidentit të Francës. Hollande fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, duke siguruar në mbështetje të vet 51.13% të votave. Presidenti aktual Nicolas Sarkozy mori 48,87% të votave. Pjesëmarrja e zgjedhësve në votime rezultoi 81.25%.

Nicolas Sarkozy doli me një mesazh zyrtar në eter të drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror dhe pranoi humbjen e vet, duke deklaruar se ai bëri gjithçka të mundur për arritjen e fitores dhe i uroi suksese Liderit të ri të Francës. Ai konfirmoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të kryesojë fushatën elektorale të të dhjathtëve në zgjedhjet parlamentare të 10 dhe 17 qershorit.

Sipas fjalëve të analistëve, fitorja e Hollande do të jetë e mbarsur me pasoja mjaft serioze për gjithë zonën e euros. Lideri i socialistëve tashmë bëri thirrje për rishikimin e Traktatit Evropian të disiplinës buxhetore, të cilin e kanë mbrojtur me vetëmohin Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel.

Hoollande premtoi të bëjë gjithçka të mundshme për të riorientuar përpjekjet e BE-së nga masat shtrënguese fiskale në rritje ekonomike. “Tek ne është fokusuar vemendja e Evropës, shtrëngimi i rripave nuk mund të jetë e vetmja alternativë e masave të mundshme”, - tha François Holande.

0Hollande u bë socialisti i parë në 17 vjet që fitoi presidencën franceze - pas François Mitterrand, i cili e ka drejtuar Francën nga viti 1981 deri në vitin 1995.