Studentët arkeologë nga Universiteti i Bonit rastësisht zbuluan një tempull të vjetër romak në kohën e mësimit praktik në oborrin e Universitetit gjatë gërmimeve. Gërmimet e themeleve zgjatën më shumë se një muaj. Tani shkencëtarët thonë se mosha e ndërtesës së gjetur është rreth 2 mijë vjet dhe se ajo ka qenë një tempull.

0Dhoma e tempullit kishte përmasa 6.75 me 7.5 metra. Ndërtesa vetë ka qenë ose tërësisht prej druri, ose prej balte me çati druri. Brenda në themele u gjetën fragmente enësh, mosha e të cilave është më shumë se 2.8 mijë vjet. Themeli është ruajtur keq, prandaj nuk ka ndonjë kuptim të veçantë të vazhdojë të ruhet më tej .