Rrjeti social Facebook njoftoi se gjatë futjes për herë të parë të aksioneve të tij në bursën NASDAQ, e cila do të mbahet më 18 maj, ai u ofron investitorëve të blejnë aksionet e tij me çmime që variojnë nga 28 $ deri në $ 35 për copë. Në këtë mënyrë kompania e vlerësoi veten me një shumë prej 77-96 miliardë $.

0Facebook planifikon të ofrojë për shitje 377 milionë të aksioneve të veta. Nëse investitorët do t’i blejnë ato me një çmim maksimal, atëherë rrjeti social i Mark Zuckerberg do të jetë në gjendje të fitojë nga aksionet e veta deri në 11.8 miliardë $ dhe vetë z.Zuckerberg mund të fitojë rreth 1 miliard $. Përveç kësaj, 504 aksionet e tjera që i kanë mbetur themeluesit të Facebook do të kushtojnë 17.6 miliardë dollarë, gjë kjo që do ta lejojë atë të ruajë vendin e tij në rejtingun e Forbes Top-50 të njerëzve më të pasur në botë.