Përdoruesit anonim të Internetit, të cilët deklarojnë se i përkasin grupit ndërkombëtar të hakerëve "Anonymous", synojnë të mbështesin mitingun e opozitës në Moskë më 6 maj me sulme të faqeve të Internetit të qeverisë ruse. Deklarata përkatëse është postuar në YouTube dhe Twitter (account: @anonym_rus).

Më parë, Kryetari i Bashkisë së Moskës ra dakord për lejimin e zhvillimit të “Marshimit të milionave” në qytet më 6 maj nga opozita. Aprovim morën gjithashtu marshimi në rrugën Jakimanka dhe mitingu në sheshin “Bollotnaja plloshad” nga 16:00 deri më 19:00 me orën e Moskës.

0Grupi i  hakerëve "Anonymous" është bërë i njohur në botën virtuale për shkak të sulmeve kibernetike mbi faqe të ndryshme Interneti, veprimtarive aktive në mbështetje të WikiLeaks si dhe faqes (site) Pirate Bay.