Mijëra demonstrues dolën ditën e premte në rrugët e Kajros me kërkesën ndaj Këshillit të Lartë Ushtarak për t’ia dorëzuar pushtetin qeverisë civile, njofton gazeta egjiptiane “Al-Ahram”.

0Demonstrues në masë vihen re dhe në qytete të tjera egjiptiane në mbështetje të thirrjes së lëvizjes më të fuqishme politike në vend "Vllazëria Myslimane" për marshimin "e milionave" kundër diktaturës ushtarake.