Rreth 250 policë të veshur me rroba civile dolën në rrugën në afërsi të Harkut të Triumfit në Paris për të protesuar kundër fajësimit për vrasje me paramendim të kolegut të tyre, i cili qëlloi mbi kriminelin e arratisur. Policët bllokuan rrugën dhe nuk përjashtojnë mundësinë e marshimit deri në Champs Elysees. Ata shoqërohen nga xhandarët.

0Ka filluar tashmë java e dytë e demonstratave të policëve në Francë. Më 26 prill ata organizuan një miting në qytetin Bobigny dhe më pas erdhën me sirena në Champs Elysees, për të tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen e autoriteteve dhe mediave.