Hetuesit kanë evidentuar të dyshuarit për organizimin dhe realizimin e aktit të dyfishtë terrorist në Mahaçkalla, i cili ndodhi ditën e enjte në periferi të qytetit, në postin e policisë së trafikut. Për këtë njoftoi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Dagestanit (Kaukazi i Veriut) Ministri i Brendshëm i Republikës Abdurashid Magomedov.

"Ka një rreth të dyshuarish, ka dëshmitarë okularë që i kanë parë terroristët kamikaze dhe janë në gjendje t’i identifikojë ata", - tha Ministri. Sipas të dhënavë të tij, si rezultat i sulmit të dyfishtë terrorist kanë mbetur të vrarë 13 persona, duke përfshirë edhe tetë bashkëpunëtorë të policisë, 57 policë dhe 44 civilë janë plagosur. 5 Maji u shpall në vend ditë zie për viktimat e sulmeve terroriste.

Galeria fotografike: Akt terrorist i dyfishtë në Mahaçkalla: dhjetra të lënduar