0Po a ka vallë ligje që kufizojnë "vrullin e imagjinatës krijuese" të mjeshtrave të teknologjive politike?

"I ftohtë dhe i rreptë" në jetë, "i dashur dhe i druajtur në krevat". Kështu e karakterizon Barak Obaman Geneviève Cooke, me të cilin Presidenti aktual i SHBA u njoh në Nju Jork në vitin 1983. Botimi "Vanity Fair" konfirmon se të thënat e saj janë fragmente të shkëputura nga libri i ardhshëm i David Maranissa me titull "Barack Obama: Historia".

Obama, në fakt, nuk e ka fshehur kurrë se ka qenë njeri i dhënë pas femrave (qejfli). Por, sipas fjalëve të Presidenti aktual amerikan, çdo gjë ndryshoi në jetën e tij kur në vitin 1989 u njoh me gruan e vet të ardhshme - Michelle. Kështu që artikulli nuk do t'i shkaktojë ndonjë dëm serioz reputacionit të Barack Obama, shprehet me bindje Drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Ekpertizës Politike Eugeni Minçenko:

- Kjo histori dashurie nuk do t'i shkaktojë dëm të qenësishëm Barack Obama-s, meqenëse ajo ka ndodhur para martesës. Dhe asnjë gënjeshtër, që është fajësim kryesor për politikanët amerikanë, këtu nuk ka.

Shumë më serioze janë betejat e garës presidenciale që po zhvillohen në kampin e kundërshtarëve të Barack Obama - atë të republikanëve. Siç theksojnë ekspertët, shtabi i rivalit kryesor të Barack Obama në zgjedhjet presidenciale - Mitt Romney dallohet për një aktivizim të veçantë. Ja vetëm njëri nga shembujt më të spikatur - skandali me hedhjen në shtyp të fakteve mjaft kompromentuese në adresë të bashkë-partiakut Herman Cain. Ai u demaskua për tradhti të shumta të ndryshme dhe për këtë arsye u detyrua të tërhiqte kandidaturën e vet. Por dhe Romney mori një goditje të ndjeshme. Skandali që plasi për shkak të përjashtimit të homoseksualit të deklaruar Richard Grenella nga shtabi i tij parazgjedhor po vjen duke u intensifikuar.

Por edhe në anën e përtejme të oqeanit pasionet po ziejnë jo me më pak vrull. Mediat franceze në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale po "mbllaçisin" me shije e cinizëm veprimet e dyshimta të Nikolas Sarkozy. Dolën në shesh të gjitha: edhe historia me djalin e Muammar Gaddafi, i cili gjoja ka financuar fushatën e parë parazgjedhore të Presidentit të Francës, edhe ujditë e shitjes së armëve. Është e vërtetë apo e rremë kjo tani - nuk ka më rëndësi.

0Siç vënë në dukje ekspertët, shpifjet në adresë të rivalëve janë bërë pjesë e detyrueshme e PR (Public Relations). Sipas të dhënave të analistëve, reklamat negative politike shpesh herë përbëjnë gati 70% të gjithë agjitacionit të përgjithshëm parazgjedhor. Dhe akush deri më sot nuk ka mundur të shpikë ndonjë anti-helm kundër kësaj "krijimtarie".

Andrei Smirnov