Anëtarët e Komisionit Evropian vendosën të bojkotojnë Kampionatin Evropian të Futbollit në Ukrainë për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar në përgjithësi situata politike në këtë vend dhe në veçanti situata me ish-Kryeministren Julia Timoshenko, njoftoi ditën e premte Komisionerja Evropiane Andrulla Vasiliou.

"Unë i ndaj plotësisht këto shqetësime dhe prandaj e konsideroj të paarsyeshme, si Komisionere Evropiane përgjegjëse për Sportin që jam, pjesëmarrjen time në këto rrethana në çfarëdo lloj ndeshjesh që do të zhvillohen në Ukrainë. Kjo pikëpamje mbështet edhe nga Kryetari dhe anëtarët e tjerë të Komisionit Evropian", - thuhet në deklaratën e Andrulla Vassiliou, e cila përgjegjet për politikën në fushën e sportit.