Në Serbi filloi periudha e të ashtuquajturës "heshtje parazgjedhore", e cila do të zgjasë deri në mbrëmjen e 6 majit, kur në vend do të përfundojnë zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe komunale. Në këtë kohë ndalohet çdo agjitacion dhe reklamë për kandidatët e partitë politike si edhe mitingjet, demonstratat e publikimi i parashikimeve të zgjedhjeve.

0Në betejën elektorale për postin e presidentit marrin pjesë 12 persona, mes tyre dy janë favoritë evidentë ish-Presidenti Boris Tadiç (Partia Demokratike) dhe Tomislav Nikoliç (Partia Progresiste Serbe).