0Skandali rreth burgjeve sekrete të CIA-s shpërtheu në shkurt të vitit 2005 pas publikimit të botimit amerikan "The Washington Post", sipas të cilit CIA fsheh terroristët më të rrezikshëm të "Al-Qaeda" në burgjet e ndodhura në vendet e Evropës Lindore të tilla si Lituania dhe Polonia. Në gusht të vitit 2008 në Poloni filluan hetimet mbi evidentimin e ekzistencës së mundshme të objekteve të këtij lloji në territoret e vendit. Megjithatë, qeveria polake vazhdoi të mohojë me këmbëngulje prezencën e burgjeve sekrete të CIA-s në territorin e shtetit. Eksperti i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Humanitare dhe Politike Vladimir Bruter shpjegon, se për presidentin dhe kryeministrin pohimi i faktit të ekzistencës së burgjeve të huaja në vend do të thotë pranim i shkeljes së ligjit. Ai vazhdon më tej:

- Nga pikëpamja ligjore kjo bie në kundërshtim me ligjet e Polonisë, prandaj çdo person që ka lejuar veprime të tilla në territorin e Polonisë pa lejen përkatëse është kriminel dhe duhet të ndiqet penalisht. Për nga këndvështrimi politik, Polonia e konsideron veten aleate të SHBA-ve dhe, natyrisht, nuk mund të ketë injoruar kërkesën e Amerikës, nëse ka patur në të vërtetë të tillë .

Në shkurt të vitit 2009 Barack Obama urdhëroi mbylljen e të gjitha burgjeve të CIA-s. Megjithatë ky urdhër nuk u zbatua. Në Kubë, si dhe më parë, vazhdon të funksionojë kampi Guantanamo. Dhe nëse konfirmohet fakti i ekzistencës së burgjeve të tilla në Lituani, Poloni dhe vende të tjera të Evropës Lindore, atëhere kjo në mënyrë të pashmangshme do të ndikojë negativisht në imazhin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili shpreson për një mandat të dytë presidencial.

0Këtë javë zyrtari i CIA-s Jose Rodriguez nxorri në dritë librin me titull "Masat e rrepta", ku justifikohen torturat e rafinuara të cilave u janë nënshtruar të ngujuarit në burgjet sekrete. Libri rishtas provokoi shpërthimin e debate në gjirin e opinionit publik botëror dhe fokusoi vemendjen në vendet e Europës Lindore, të cilat për ti bërë favore SHBA-ve janë të gatshme të shkelnin ligjin dhe të mashtrojnë qytetarët e vet.

Margarita Bogatova