Autoritetet e Meksikës paralajmëruan mbi rënien e mundshme mbi kryeqytetin e vendit të hirit të vullkanit Popocatépetl, i cili ndodhet në rrethinat e qytetit. Përfaqësuesit e Shërbimit të Mbrojtjes Civile iu bënë thirrje qytetarëve për të marrë masat e nevojshme.

0Vullkani Popocatépetl po demonstron aktivizim në rritje gjatë tre javëve të fundit, gjë kjo që i ka detyruar autoritetet vendore të marrin masa suplementare sigurie, duke përfshirë edhe përgatitjet për evakuimin e popullsisë në rast domosdoshmërie.