Një aeroplan me motor të lehtë u rrëzua në mbrëmjen e së enjtes në rrethinat në afërsi të aeroportit të qytetit Pilla, në veriperëndim të Polonisë. Si rezultat i këtij aksidenti gjetën vdekjen dy persona. Informacionin përkatës e përhapën mediat lokale.

0Aeroplani, në bordin e të cilit ndodheshin dy veta - piloti instruktor dhe nxënësi i tij - ra në pyllin e ndodhur jo shumë larg pistës së fluturimit. Kanë filluar tashmë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të katastrofës.