Akti terrorist i dyfishtë në Mahaçkalla - kryeqyteti i Dagestanit (Kaukazi i Veriut), u mori jetën 12 personave. Rreth 90 të tjerë u plagosën, 20 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Midis të vrarëve dhe të plagosurve ka punonjës të Ministrisë së Situatave Emergjente, policë dhe banorë civilë.

Galeria fotografike: Akt terrorist i dyfishtë në Mahaçkalla: dhjetra të lënduar

Në mbrëmjen e ditës së enjte pranë postit të policisë në të dalë të Mahaçkalla-së detonoi bomba e instaluar në makinën e një terroristi kamikaze. Si rezultat shpërtheu zjarri. Kur në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet emergjente detonoi bomba e dytë, e cila ishte vendosur nën një makinë të parkuar pranë postit të policisë. Të dyja bombat ishin të mbushura me elemente përforcuese goditëse në formën e vidave dhe gozhdave.