0Siç vuri në dukje Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Anatoli Serdiukov, deri tani nuk është arritur të gjenden rrugëzgjidhje reciprokisht të pranueshme me SHBA dhe NATO-n në lidhje me çështjen e MAR. Sipas fjalëve të tij, kohët e fundit po tingëllojnë gjithnjë e më shpesh mendimet se do të jetë e pamundur në parim të arrihet në marrëveshje për këtë problem. Por pala ruse nuk është aspak dakord me një tezë të tillë, theksoi Anatoli Serdiukov:

- Më 20 maj, në samitin që do të mbahet në Çikago, planifikohet të shpallet mbi arritjen e gatishmërisë fillestare operacionale të sistemit të MAR në Evropë. Ndërsa kjo do të thotë se SHBA dhe NATO kanë ndërmend të vazhdojnë zhvillimin e MAR pa marrë në konsideratë preokupimet ruse. Aktualisht vendet tona po përballen me dilemën - ose vendi ynë do të kalojë testin e të aftit për bashkëpunim dhe t’i jepet bashkarisht kundërpërgjigje sfidave të reja raketore dhe kërcënimeve bashkëkohore, ose ne do të jemi të detyruar të marrim masa tekniko-ushtarake në varësi të realizimit në jetë të planeve amerikane antiraket. Rrugëdalja duhet të kërkuar medoemos, sigurisht, bashkarisht dhe e tillë që të jetë reciprokisht e pranueshme. Ne nuk kemi ndërmend, megjithatë, të imponojmë pikëpamjen tonë dhe shprehemi të gatshëm për dialog të hapur.

Siç njoftoi në fjalimin e vet Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Gjenerali i ushtrisë Nikollai Makarov, Moska ka përpunuar kritere të tilla, realizimi i të cilave në jetë do të sigurojë besimin se mbrojtja amerikane antiraket në Evropë nuk drejtohet kundër Rusisë. Këto kritere duhet të përfshijnë, në radhë të parë, shpejtësinë e raketave interceptore, sasinë e tyre, largësinë e veprimit të stacionit të radiolokacionit (radarit), vendet e dislokimit të këtye objekteve si dhe një numër parametrash të tjerë.

Gjatë konferencës ekspertët ushtarakë dhe teknikë do të demonstrojnë rezultatet e modelimit kompjuterik, të cilat konfirmojnë se raketat operative- taktike ruse përfshihen në zonën e survejimit dhe arritjes të elementeve të mbrojtjes amerikane antiraket që po dislokohen në Poloni, Rumani dhe Turqi. Ndërsa kjo do të thotë se siguria kombëtare e Rusisë është e kërcënuar.

0Kështu pra, në Moskë po zhvillohet diskutimi i hapur në lidhje me tematikën e mbrojtjes antiraket. Në punimet e konferencën marrin pjesë më shumë se 200 përfaqësues të dikastereve ushtarake dhe ekspertë nga 50 shtete, duke përfshirë edhe 28 shtete të Aleancës së Atlanikut të Veriut. Përveç vendeve të NATO-s dhe Rusisë në të marrin pjesë edhe specialistë prej shteteve të Evropës, që nuk janë anëtare të Aleancës, si dhe nga Bashkësia e Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS), Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (OTSK).

Svetllana Kallmikova, Oleg Nehaj