0Të ulur përballë njëri-tjetrit, në përputhje me pikëpamjet politike - Sarkozy dhjathtas, ndërsa Hollande - majtas, kandidatët presidencialë prekën të gjitha problemet kyçe të politikës së jashtme dhe të brendshme të vendit. Sipas mendimit të shumë gazetave franceze, kjo “ndeshje” përfundoi me barazim.

Ja si i komentoi rezultatet e këtyre debateve Drejtuesi i Qendrës së Studimeve Franceze të Institutit rus të Evropës Juri Rubinski:

- Këto debate nuk dhanë përgjigje për pyetjen më elementare - se për cilin do të votojnë, në fund të fundit, francezët. Deri tani në të gjitha sondazhet e zhvilluara i është parashikuar fitorja François Hollande. Dhe një situatë e tillë është ruajtur plot gjashtë muaj. Por distanca midis dy kandidatëve për këtë kohë është reduktuar deri në 2 herë. Aktulisht ajo rezulton rreth 5-6%.

Sarkozy dhe Hollande u shprehën haptazi se një ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve do të ushtrojnë ata, të cilët në raundin e parë votuan në favor të ultra të dhjathtëve - pra, për Marine Le Pen. Vetë ajo nuk e fsheh aspak dëshirën e vet që Sarkozi të diskualifikohet nga gara elektorale. Presidentit aktual të Francës për arritjen e fitores i nevojitet mbështetja e më shumë se 80% të elektoratit të saj. Ndërsa tani për tani kjo shifër shënon nivelin 60%. Përgjigja ndaj pyetjes: nëse do të arrijë vallë Sarkozy të tërheqë në anën e vet edhe 20% të mbështetësve të Marine Le Pen, është edhe përgjigje për pyetjen: se kush do të bëhet president i ardhshëm i Francës, shprehet me bindje të plotë ekspertja ruse për tematikën franceze Eugjenia Obiçkina:

- Shumë gjëra do të varen nga fakti, se sa i mprehtë është për shoqërinë franceze problemi i emigracionit. Të gjithë ata që mendojnë se problemi i emigracionit është numër 1 për shoqërinë franceze do të votojnë për Sarkozy.

I rëndësishëm është edhe një fakt tjetër, se cilët nga ata që i patën dhënë votën e vet Nicolas Sarkozy 5 vjet më parë nuk do të votojnë më për të kësaj here. Ekspertët janë mëse të bindur, se të tillë do të ketë jo pak. Madje edhe midis mbështetësve të partisë së tij ka shumë persona të zhgënjyer nga presidenti aktual, mendon ekspertja e Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Romës Michele Comelli:

- Stili personal i Presidentit Sarkozy ndryshon në mënyrë thelbësore nga stili i paraardhësve të tij. Në fillim të punës së Nicolas Sarkozy ky faktor konsiderohej ekskluzivisht si risi dhe si përpjekje për të prerë të gjitha marrëdhëniet me të kaluarën. Me kalimin e kohës Sarkozy filloi t’i lodhë, t’i topisë madje dhe shokët e tij të idesë në krahun e dhjathtë centrist.

0Të gjitha këto janë në favor të Hollande, i cili vepron në mënyrë më tradicionale për politikanin francez. Megjithatë, nëse do të jetë kjo e mjaftueshme për arritjen e fitores, do të bëhet e qartë pas disa ditësh, kur të shpallen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Olga Denisova