Raketa balistike me rreze të largët veprimi (më shumë se 5500 km) tani zotërojnë vetëm fuqitë bërthamore të njohura zyrtarisht, deklaroi Shefi i Drejtorisë kryesore të Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Igor Sergun, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë deklaratat se Koreja e Veriut dhe Irani disponojnë teknologji të tilla.

Sipas fjalëve të eprorit të lartë ushtarak, këto vende zotërojnë vetëm raketa balistike me rreze të mesme veprimi, të afta të kapërcejnë distanca nga 1000 deri në 5500 km.

Rusia pajtohet plotësisht me mendimin se prania e programeve të tepërta raketore në një sërë shtetesh ndikon seriozisht në stabilitetin rajonal. Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse ka për qëllim të ndërmarrë masa aktive për parandalimin e shndërrimit të sfidave aktuale në kërcënime të vërteta raketore.