Kryeministiri rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret sipas të cilit të  diplomuarit e universiteteve të huaja, që renditen ndër institutet me më popullaritet në botë, - rejtingu i universiteteve botërore (Academic Ranking of World Universities), rejtingu mbarëbotëror i universiteteve (QS World University Rankings) dhe rejtingu botëror i universiteteve Times (The Times Higher Education World University) - nuk duhet t'i nënshtrohen më në Rusi procedurës suplementare të njohjes së diplomave. Diplomat e tyre do të njihen automatikisht.

0Më parë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Rusisë Andrei Fursenko vuri në dukje se një masë e tillë do të tërheqë në Rusi më shumë specialistë të vlefshëm.