Statuja e zhveshur e perandorit Trajan me ulkonjën dake në duar shkaktoi një valë të papërmbajtshme emocionesh në zemrat e banorëve të Bukureshtit.

Monumenti prej bronzi, i vendosur në shkallët e Muzeut Historik Kombëtar, është vepër e skulptorit Vasile Gorduza i cili ka dashur të demonstrojë origjinën e popullit rumun, si rezultat i përzierjes së Romakëve dhe Dakëve.

Drejtori i muzeut deklaroi menjëherë se statuja në shkallët e Muzeut nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë, edhe pse u vendos në baza krejtësisht të ligjshme. Dhe që tani, sipas fjalëve të drejtorit, skulptura po shkakton kritika nga ana e publikut. Disa e konsiderojnë Trajanin prej bronxi të tmerrshëm, disa të tjerë - qesharak.

0Statuja është vendosur në shkallët e Muzeut në vjeshtë të vitit të kaluar, por zyrtarisht u inaugurua vetëm kohët e fundit. Në nëntor të vitit 2011 atë e mbuluan me një mbulesë plastike.