Rusia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga armët bërthamore, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev. Duke folur në Kremlin, në ceremoninë e dorëzimit të dekoratave shtetërore, ai shprehu besimin në atë se Rusinë në të ardhmen e presin shumë suksese: edhe në lëmin e letërsisë, artit, arsimit, edhe në fushën e zhvillimit të armëve bërthamore.

"Ato do të na hyjnë akoma në punë ne. Ne nuk kemi ndërmend t’i përdorim ato, por le të jenë megjithatë. Sepse shteti ynë është i madh, i komplikuar, atë duhet të dish ta vlerësosh, duhet të jesh në gjendje ta mbrosh", - tha Medvediev.