0Zgjedhjet e drejtpërdrejta të guvernatorëve u shfuqizuan në Rusi në vitin 2004. Ish Presidenti i atëhershëm Vladimir Putin propozoi të miratohen kandidaturat e kryetarëve të subjekteve të federatës nga asambletë legjislative lokale. Ekspertët janë mëse të bindur se në atë kohë kjo ishte një masë plotësisht e justifikuar. Ajo lejoi të shmanget “sovranizimi” i tepruar i rajoneve dhe sjellja e legjislacionit lokal në përputhje me legjislacionin federal. Por me kalimin e kohës filluan të shfaqen aspektet negative të një sistemi të tillë. Guvernatorët e emëruar nuk mund të gjejnë dot gjuhë të përbashkët me elitën rajonale, por edhe me qendrën federale nuk arrijnë të ndërtojnë dot marrëdhënie të mira, vë në dukje analisti politik Aleksei Muhin:

- Në lidhje me këtë ndryshimi i parimit të kompletimit të pushtetit rajonal, natyrisht, që është pjekur prej kohësh. Ai parim, i cili ka gjetur pasqyrim në bazën e ligjit të nënshkruar, mund të konsiderohet një princip kompromis përkatësisht grupeve të interesuara me ndikim: elitave rajonale, autoriteteve federale dhe përfaqësuesve të shoqërisë, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në drejtimin e rajonit.

Një nga shenjat e vendosmërisë së autoriteteve për të ndryshuar rendin ekzistues u bë edhe seria e dorëheqjeve të guvernatorëve gjatë këtyre javëve të fundit. Kandidatët e rinj për vendet vakante do të duhet t’i propozojnë partitë politike. Bile më tepër se kaq, ato do të kenë të drejtë të propozojnë jo vetëm anëtarin e organizatës së tyre, por edhe ndonjë person të papartishëm.      Përveç kësaj, aplikanti duhet të sigurojë mbështetjen e 5-10% të përbërjes së asamblesë legjislative rajonale. Nga numri i kandidatëve të miratuar në këtë mënyrë banorët e rajonit dhe do të zgjedhin guvernatorin.

Dokumenti i dytë, i nënshkruar nga Dimitri Medvediev, i çliron partitë prej detyrimit për të mbledhur nënshkrime. I vetmi rast, kur ato do të jenë të detyruara megjithatë ta bëjnë një gjë të tillë, është procedura e emërimit të kandidatit për president. Por edhe këtu partive i është lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme detyra: në vend të 2 milionë firmave do të jetë e mjaftueshme mbledhja e 100 mijë nënshkrimeve. Për kandidatët e vetë-promovuar kjo shifër është më e lartë - 300 mijë. Amendamentet e miratuara destinohen ta bëjnë më interesante jetën politike të vendit, shprehet me bindje të plotë Presidenti.

0Dimitri Medvediev i dha të kuptojë parlamentarëve se nuk po ndahet përfundimisht ta. Për datën 8 maj është planifikuar mbledhja e Dumës Shtetërore, në të cilën do të shqyrtohet çështja e krijimit të qeverisë së re. Sipas fjalëve të Medvediev, nëse Duma Shtetërore do t’i shprehë mocionin e besimit atij (duke e miratuar në postin e kryeministrit), ai do të vazhdojë të punojë me të gjithë të pranishmit dhe shprehet i gatshëm për takime - “në nivele nga më të ndryshmet dhe në lidhje me raste të ndryshme”.

Andrei Smirnov