Islanda, interesin ndaj së cilës dy vjet më parë "e provokoi" erupsioni i vullkanit Eyjafjallajokull, po fillon të zhvillojë në mënyrë aktive temën vullkanike në degën e turizmit. Këtë verë për turistët do të bëhet i mundshëm udhëtimi në kraterin e vullkanit Thrihnukagigur, që gjendet vetëm 30 minuta udhëtim me makinë nga kryeqyteti Rejkjavik.

Thrihnukagigur  “ndodhet në gjumë letargjik” tashmë që prej 4000 vjetësh dhe aktualisht është shndërruar në objekt studimesh për vullkanologët. Për periudhën nga 15 qershori deri në 31 korrik të vitit 2012 krateri i vullkani do të presë të gjithë ata që dëshirojnë,  nga mosha mbi 12 vjet, në ekskursionin 2-orësh që parashikon zbritje në grykën e vullkanit deri në një thellësi prej 120 metra. Kostoja e këtij udhëtimi do të jetë rreth 220 euro.