Asnjë president rus nuk do të pranojë t’i kthejë Japonisë qoftë edhe një ishull nga vargu i Kurileve, deklaroi një burim i lartë zyrtar në Kremlin, duke u pajtuar me mendimin se Tokio e humbi shansin e vet historik për të zgjidhur çështjen territoriale.

0Burim vuri në dukje gjithashtu se vizita e Presidentit rus Dimitri Medvediev në Ishujt Kurile në vitin 2010, pati një "efekt terapeutik" për autoritetet japoneze. "Mendoj, se ato do të ndjekin rrugën e (Presidentit të Bjellorusisë) shokut Aleksandër Llukashenko dhe do të ndryshojnë seriozisht retorikën e tyre", - tha ai.