Reduktimi i theksuar i numrit të insekteve në botë ka ushtruar një ndikim të ndjeshëm në rendimentin e mollëve, luleshtrydheve dhe kulturave tjera. Shkencëtarët mendojnë se pikërisht kjo po shkakton rritjen e çmimeve të frutave.

Vetëm një pjesë e vogël e të gjitha kulturave bujqësore varet nga polenizimi prej bletëve dhe fluturave, por pothuajse tre të katërtat e bimëve përfitojnë nga pjalmimi, duke përfshirë pothuajse të gjitha frutat, perimet dhe erëzat.

Numri i insekteve zvogëlohet çdo vit e më shumë: ato vuajnë nga përdorimi i shpeshtë i pesticideve dhe plehrave kimike. Përveç kësaj, zonat e brezave të shkurreve apo të rrjeshtave të pemëve po shndërrohen në toka të punueshme ndërkohë që ato janë habitat i kafshëve, duke përfshirë dhe insektet.