Tanku i modernizuar rus  T-90MS pas dy vitesh do të zerë një vend të denjë në eksportin e armatimeve në Azinë Juglindore dhe atë Qendrore, parashikoi Këshilltari i Drejtorit të Përgjithshëm të "Rosoboronexport" Esen Topojev.

T-90MS në ditët e sotme është tanku më modern i krijuar në Rusi. " T-90s i modernizuar në lidhje me shumë paramentra lë pas analogët e vet të huaj. Deri më sot tank të krahasueshëm me të nuk ka në botë. E kam fjalën për nga pikëpamja e funksionimit dhe parametrave të tij teknikë ", - tha Esen Topojev.