Në Shtetet e Bashkuara filloi procesi gjyqësor mbi çështjen e aksidentit në platformën e shpimit në Gjirin e Meksikës, që shkaktoi një katastrofë shumë të madhe ekologjike. I akuzuari kryesor në këtë proces është Kurt Mix, ish inxhinieri i kompanisë British Petroleum, e cila merrej atje me nxjerrjen e naftës. Sipas versionit të prokurorisë, ai fshiu nga telefoni i tij celular rreth 300 mesazhe, në të cilat ka diskutuar me eprorët e vet veprimet për ndalimin e rrjedhjes së naftës në pusin që pësoi avari.

0Si rezultat i shpërthimit në platformën e shpimit pranë brigjeve të SHBA-ve në prill të vitit 2010, në Gjirin e Meksikës u derdhën 5 milionë fuçi naftë. Sipërfaqja e njollës së naftës arriti të përhapej në 75 mijë kilometra katrorë. Më shumë se dhjetë persona gjetën vdekjen.