Këshilli Kombëtar Kalimtar (KKK) i Libisë miratoi një ligj që ndalon heroizimin e Muammar Gaddafi dhe regjimit të tij. Në dokument vihet në dukje se shkelja e ligjit është e barazvlefshme me një vepër penale dhe se për të do të jepet dënim me burgim.

0Gaddafi, i cili ka drejtuar Libinë për 42 vjet, u përmbys nga opozita vitin e kaluar me mbështetjen e forcave të NATO-s. Më 20 tetor ai u vra nga rebelët, të cilët e kapën atë në rrethinat e qytetit Sirte. Opozita që erdhi në pushtet formoi KKK dhe e shpalli atë të vetmin organ legjitim të drejtimit të vendit.