Siria ka importuar armë në vitin 2010 me një shumë prej 168 milionë $, thuhet në raportin e Organizatës së pavarur britanike të bamirësisë Oxfam.

Në të njëjtën kohë 167 milionë dollarë qeveria siriane i ka shpenzuar për blerjen e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe komplekseve raketore, ndërsa edhe 1 milion dollarë të tjera për armë qitëse dhe municione.

Në raport theksohet se shitja e armëve regjimit të Presidentin sirian Bashar Al-Assad është realizuar disa muaj para fillimit të demonstratave antiqeveritare në vend.