Në Francë u zhvilluan debatet televizive midis Presidentit Nicolas Sarkozy dhe fituesit të raundit të parë të zgjedhjeve François Hollande. Dyluftimi verbal vazhdoi gati 3 orë dhe doli mjaft agresiv - kandidatët nuk u përmbajtën nga fyerjet reciproke. Sarkozy madje i lejoi vetes ta quajë kundërshtarin e tij "thashethemexhi meskin". Debatuan ata për politikën e imigracionit, në lidhje me Paktin Buxhetor Evropian si dhe për tërheqjen e trupave franceze nga Afganistani.

Kandidatët për president në Francë shprehen për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani, por i përmbahen gjatë kësaj afateve të ndryshme të përfundimit të këtij operacioni. Hollande premtoi, nëse zgjidhet president, t’i kthejë trupat ushtarake në atdhe brenda 8 muajve. Presidenti aktual i Republikës së Francës Nikolas Sarkozy theksoi se "puna atje nuk ka përfunduar ende," dhe Franca "duhet të përmbushë plotësisht detyrimet e saj ndaj aleatëve". Ai premtoi t'i japë fund operacioneve luftarake deri në fund të vitit 2013.