Edhe tre organizata të tjera ekonomike koreanoveriore u përfshinë ditën e mërkurë në listën e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një hap i tillë u ndërmorr në lidhje me lëshimin e raketës së radhës nga Koreja e Veriut më 13 prill. Zyrtarisht ajo ishte një përpjekje e pasuksesshme për të nxjerrë satelitin në orbitë, por komuniteti ndërkombëtar dyshon se në të vërtetë Pheniani është duke testuar raketat balistike të afta të mbartin mbushje bërthamore.

Aktualisht në 'listën e zezë " të Këshillit të Sigurimit të OKB-së numërohen 11 kompani dhe organizata të Koresë së Veriut, të cilat konsiderohen si të përfshira në zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë. Koreja e Veriut, pavarësisht nga sanksionet, premton të vazhdojë provat e saj bërthamore dhe raketore, duke e konsideruar këtë si të drejtën legjitime të një shteti sovran.