Rusia mund të zhvillojë kundërmasa akoma më të rrepta nëse SHBA, pas hapjes së konferencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse ditën e enjten për mbrojtjen antiraket (MAR) në Evropë, nuk do të ndryshojnë planet e veta për vendosjen e mbrojtës antiraket në Evropë, shkruan gazeta "Kommersant" («Коммерсант»).

"Kjo konferencë është letër e fortë e Rusisë. Ne kemi bërë një punë të madhe e të vështirë, kemi mbledhur shumë materiale vizuale. Dhe në qoftë ne nuk do të arrijmë të bindim SHBA që të korrektojnë planet e veta tani, në të ardhmen kjo do të jetë shumë më e vështirë të bëhet. Pas konferencës ne do t’i japim amerikanëve kohë për tu menduar dhe do të presim përgjigjen përfundimtare", - tha një burim i botimit në Shtabin e Përgjithshëm të Rusisë. Se çfarë do të ndodhë nëse SHBA nuk do të pajtohen me argumentet e Rusisë, bashkëbiseduesi refuzon të parashikojë. "Në qoftë se ngjarjet do të zhvillohen sipas këtij skenari, atëherë fjalën e fundit do ta thotë Kryekomandanti Suprem", - sqaroi ai.