Prova e tretë dhe fundit e natës e Paradës së Fitores do të zhvillohet sot në Sheshin e Kuq të Moskës. Në të do të marrin pjesë komplekset raketore me sisteme lëshuese “Iskander-M” dhe “Topol-M”, sistemet raketore zenit “C-400 Triumf”, komplekset raketore artilerike “Pantsir-S”, automjetet e blinduara, tanket, sistemet vetëlëvizëse të armëve të artilerisë.

0Për pjesëmarrje në Paradë janë ftuar 1500 veteranë të Luftës së Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Parada e Fitores në Sheshin e Kuq, sipas traditës, do të fillojë më 10:00 me orën e Moskës (GTM) më 9 maj dhe do të zgjasë 45 minuta. Në kryeqytetin rus, pas përfundimit të aktiviteteve festive, do të hidhen fishekzjarre të mrekullueshme me 30 të shtëna me breshëri.