Fluturimi i parë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar i anijes private kapsulë “Dragon” u shty sërish për të satën herë me radhë. Kjo u bë për shkak të domosdoshmërisë së kryerjes së disa testimeve suplementare të software. Data e re e startit të saj tani për tani nuk bëhet e ditur. Fillimisht lëshimi ishte planifikuar për në 7 shkurt të këtij viti, por është shtyrë që atëhere në mënyrë të përsëritur.

0Përpunuesit e këtij projekti e quajnë misionin e ardhshëm eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm në historinë e fluturimeve kozmike, meqenëse “Dragon” duhet të bëhet aparati i parë kozmik me destinacion komercial, i cili do të ankorohet me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).