0Lajmin e vrasjes së Sheik Osama bin Laden shumë nuk e quajtën të vërtetësishëm, të besueshëm. Pati persona të tillë që e vunë në dyshim këtë lajm, duke u shprehur se provat e likuidimit të tij, përveç pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë të këtij operacioni, nuk i ka parë askush. Kurse disa të tjerë janë të bindur se Osama bin Laden ka ndryshuar pamjen e vet të jashtme (me anë të operacioneve), se jeton në vendlindjen e tij Jemen, apo madje dhe në SHBA. Por ka dhe të tillë që besojnë se “Terroristi № 1” ka vdekur që prej një kohe të gjatë dhe se ngjarjet e një viti më pare nuk janë gjë tjetër veçse spektakël.

Osama bin Laden u bë personifikim i së keqes për gjithë botën dhe, para së gjithash, për vetë SHBA-s. Organizatori dhe sponsori i terrorizmit bashkëkohor ndërkombëtar u ngjit në piedestalin e lavdisë më 11 shtator të vitit 2001. Atë ditë u shkatërruan godinat e Qendrës Botërore Tregtare - kullat e famshme binjake në Manhattan. Atëhere gjetën vdekjen gati 3000 veta. Që nga ajo kohë objektiv kryesor i shërbimeve speciale u bë eliminimi fizik i terroristit kryesor të botës. Premtimin për të vrarë Osama bin Ladenin e pat dhënë në kohën e drejtimit të vet Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, ndërsa e përmbushi atë Kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama. Megjithatë me varrimin e trupit të Osama bin Ladenin në Detin Arabik nuk u zhduk rreziku kërcënues i terrorizmit ndërkombëtar, thotë Presidenti i Shoqatës ruse të Veteranëve të nënrepartit anti-terror “Alfa” Sergei Gonçarov:

- Në një të ardhme të afërt nuk ka gjasa të flitet mbi atë, se çështja e terrorizmit u ezaurua dhe se pushoi së qeni problemi numër një për botën. Figura e Osama bin Laden, sigurisht, është me mjaft peshë, por jo e pazëvendësueshme megjithatë. “Al-Qaeda” siç ka vepruar ashtu dhe vazhdon të veprojë në mbarë botën.

0Një vit pas eliminimit të Osama bin Ladenit shërbimet speciale amerikane dhe evropiane i druhen organizimit të shpërthimeve nga ana e “Al-Qaeda-s” në aeroplanët civilë me përdorimin e terroristëve-kamikaze me pajisje shpërthyese të implantuara në trup. Akte të tilla terroriste, siç presupozohet, mund të ndodhin në aeroplanët që fluturojnë për në SHBA.

Olga Denisova