0Programi 520-ditor i "Mars-500" përfundoi në nëntor të vitit të kaluar në Institutin e Problemeve Mediko-Biologjike të Moskës. Tre rusë, një francez, një italian dhe një kinez kanë qëndruar në kompleksin statik, të ngjashëm me një anije kozmike, në izolim të plotë nga bota e jashtme. Përvoja e fituar u vlerësua mjaft lart nga specialistët, të cilët theksuan se të dhënat e grumbulluara do të bëhen bazë për planifikimin e fluturimeve të ardhshme ndërplanetare.

Megjithatë, në ekspeditën reale njerëzit do të përballen me faktorët shkatërrues të kozmosit, me të cilët nuk janë ndeshur në Tokë, të tillë si: rrezatimi kozmik dhe mungesa e gravitetit. Rrezatimi dëmton ADN-në, thjerrëzën e syrit, retinën, trurin dhe sistemin nervor, gjë kjo që mund të çojë në gabime fatale gjatë drejtimit të anijes. Faktori i mungesës së gravitetit është shumë i rëndësishëm për vlerësimin e reduktimit të sasisë së kalciumit si dhe uljes së dendësisë të indit kockor të astronautëve. Në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) eksperimenti do të ishte më i vërtetësishëm. Këtu shumë gjëra do të varen nga pozicioni i “Roskozmos”, thotë Drejtori i projektit Boris Morukov:

- Propozimet tashmë janë formuluar dhe dërguar. Duhet të merret një vendim i vullnetshëm, të përpunohet një program konkret, duke filluar që nga parapërgatitja. Për ne do të jetë i pranueshëm çdo lloj opsioni. Ne jemi të gatshëm të punojmë edhe vetë, të bëjmë gjithçka në mënyrë të pavarur. Ndërsa po të ketë bashkëpunim ndërkombëtar në realizimin e këtij eksperimenti, do të jetë akoma dhe më mirë.

Variant ideal do të ishte sikur të përsëritej eksperimenti në modulin e ri rus, i cili në vitet e afërta do të dërgohet në SKN, dhe madje të përgatitej ai që tani me këtë pikësynim, thotë Boris Morukov. Edhe pse vështirësitë do të jenë të pashmangshme megjithatë. Për shembull, po me atë ndërlidhje, vazhdon eksperti:

- Si të arrihet aksesi në mjetet e komunikacionit. Fakti që ai do të jetë i ndryshëm për anëtarë të ndryshëm të ekuipazhit që tani është shqetësues. Ndërsa në mirëmbajtjen e stacionit, unë mendoj, se duhet të marrin pjesë të gjithë. Duhet të ndryshohet algorithmi i drejtimit të stacionit, duhet të distancohemi nga tutela e Tokës, gjë kjo që nuk është aspak e lehtë. Dhe fluturimet duhet të jenë më të gjata.

0Në vetvete zgjatja e afatit të fluturimit deri në 500 ditë nuk duhet të shkaktojë probleme: sepse pothuajse po aq, 437 ditë, kaloi në kozmos rusi Valeri Poljakov dhe mbeti shëndosh e mirë. Ekuipazhi i stacionit, i llogaritur për 6 persona, do të ishte e logjikshme të ndahej në dy pjesë: tre të punojnë sipas programit standart dhe tre të merren me eksperimentin.


0Ka shpresa që para përfundimit të punës së SNK në vitin 2020, eksperimente të tilla të mund të realizohen në këtë apo atë shkallë.

Boris Pavlishiev