Hungaria do të marrë nga Kina një kredi prej 1 miliard euro për zhvillimin e ekonomisë. Marrëveshja u nënshkrua ditën e martë në Budapest në bazë të rezultateve të vizitës në Hungari të Zëvendëskryeministrit të Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang.

Përveç kësaj u nënshkruan dhe 6 marrëveshje dypalëshe në sferën e bashkëpunimit ekonomik.

Aktualisht Hungaria po përpiqet të rifillojë negociatat me FMN-në në lidhje me përfitimin e një kredie prej 15-20 miliardë euro. Data e fillimit të negociatave ende nuk është përcaktuar. Vonesa kushtëzohet nga pakënaqësia që shkakton tek investitorët perëndimorë politika ekonomike e qeverisë se Viktor Orban, i cili në lidhje me këtë ka deklaruar mëse një herë se Hungaria “do të orintohet kryesisht nga Lindja”.