Aktivisti i verbër kinez i të drejtave të njeriut Chen Gaungcheng u largua nga ambasada amerikane në Pekin, ku u fsheh 6 ditë me radhë pasi ua mbathi këmbëve nga arresti shtëpiak, njoftoi sot Agjencia Xinhua. Sipas të dhënave të Agjencisë aktivisti i të drejtave të njeriut u largua nga godina e misionit diplomatik amerikan me dëshirën e vet.

Më parë kjo situatë pat tërhequr vemendjen e përqendruar të mediave të huaja. Në shtypin perëndimor ajo u bë një sfond në llojin e vet për vizitën e Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton që filloi sot në Republikën Popullore të Kinës (RPK). Supozohet se tema të bisedimeve në Pekin do të bëhen mungesa e barazpeshës në tregtinë dypalëshe, arsyen e së cilës SHBA e shikojnë në uljen artificiale të kursit të yen-it nga Kina, si dhe rritja e tensionit në marrëdhëniet midis dy shteteve në Detin e Kinës Jugore.