Gjatë trazirave në kryeqytetitin e Gjermanisë natën e 1 majit në të gdhirë të datës 2 u plagosën 31 policë, njofton botimi “Berliner Kurier”. Disa nga prishësit e qetësisë u arrestuan.

Marshimi i përfaqësuesve të lëvizjeve të të rinjve në Berlin në prag nisi në mënyrë paqësore. Në të morrën pjesë, sipas vlerësimeve të ndryshme, më shumë se 10 mijë veta. Demonstruesit planifikonin të kalonin nëpër qendrën e qytetit në bulevardin Unter-den-Linden, por policia nuk i lejoi ata ta bënin këtë. Si rezultat, filluan trazirat. Mbi policët fluturuan shishe dhe gurë. Në përgjigje policia vuri në përdorim gazin lotsjellës. Sigurimin në qytet e garantuan 7 mijë bashkëpunëtorë të organeve të ruajtjes së rendit.