Të gjithë militantët e lëvizjes "Taleban", të përfshirë në aktet terroriste të kryera sot në kryeqytetin e Afganistanit, u asgjësuan. Për këtë flitet në deklaratën e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Asistencës në Afganistan.

Operacioni antiterrorist tashmë përfundoi, u vranë pesë ekstremistë.

Siç është njoftuar më parë, në Kabul si rezultat i një serie shpërthimesh mbetën të vrarë 8 persona dhe 17 të tjerë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmet terroriste e mori përsipër lëvizja "Taleban", zëdhënësi i të cilës deklaroi se aktet u kryen në përgjigje të vizitës së Presidentit amerikan Barack Obama në Afganistan.