0Fushata kundër organizatorëve të Euro-2012 ka filluar që në prill të vitit 2007, kur UEFA vendosi tu akordojë të drejtën për të pritur kampionatin evropian të futbollit dy vendeve sllave - Polonisë dhe Ukrainës. Të parët u indinjuan nga ky vendim italianët - sepse aplikimi i tyre mbeti jashtë vemendjes. Më pas në këtë çështje u përfshinë ekspertë të shumtë, të cilët filluan të sigurojnë zyrtarët e futbollit se Polonia, dhe në veçanti Ukraina, nuk kanë kohë të përgatiten në afatin e duhur për zhvillimin e kampionatit. Ndërsa tani në betejë u hodh “artileria e rëndë” me në krye Gjermaninë. Ministri për çështjet e Mjedisit, Mbrojtjes së natyrës dhe Sigurinë e reaktorëve bërthamore të këtij vendi Norbert Röttgen në intervistën e vet dhënë botimit lokal “Bild” deklaroi, se “diktatura” ukrainase nuk duhet të “shfrytëzojë kampionatin e qershorit për të përmirësuar imazhin e vet”. Dhe për këtë arsye, sipas fjalëve të tij, “në rrethanat e krijuara as që mund të bëhet fare fjalë për vizitat e ministrave dhe kryeministrave në këtë vend”. Sipas njoftimeve të mediave gjermane, këtë ide e mbështet plotësisht edhe Angela Merkel. Fqinjen e vet e përkrah Austria, kurse Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës Angel Maria Villar tashmë i ofroi UEFA-s shërbimet e vendit të tij për zhvillimin e ndeshjeve të planifikuara në Ukrainë.

Po çfarë i shtyu zyrtarët e Gjermanisë për të iniciuar një fushatë të tillë? Arsyeja formale është krejt evidente. Sipas fjalëve të vetë Norbert Röttgen, “qeveria e Ukrainës duhet të lirojë në mënyrë imediate nga burgu zonjën Timoshenko. Siç mendon ai, vetëm kjo do t’i lejojë Kievit të dobësojë valën e kritikave në adresë të vet.

Galeria fotografike: Misteri i të nxirave trupore të Julia Timoshenkos

Doli se ministrat e Bundesverit kanë mbetur të shokuar nga fotografitë e postuara në faqen e Internetit të ish-Kryeministres ukrainase Julia Timoshenko, e cila po vuan aktualisht dënimin me 7 vjet burgim. Në këto fotografi e burgosura e shtrirë në shtrat demonstron njollat e kuqe dhe vulat e zeza në duar dhe në bark. Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës tashmë dha urdhër për verifikimin e këtyre fakteve. Por domosdoshmëria për të pritur rezultatet e hetimit nuk u bë aspak pengesë për fillimin e fushatës së shfrenuar anti-ukrainase. Koha nuk pret, deri në momentin e fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit kanë mbetur vetëm disa javë. Prandaj duhet shfrytëzuar koha për të përfituar pikë parazgjedhore në vendet e veta.

Pikët politike janë një gjë shumë më subjektive se ato të futbollit. Vitin e ardhshëm në Gjermani do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa parashikimet e ekspertëve nuk i premtojnë asgjë të mirë koalicionit aktualisht qeverisës të kryesuar nga Angela Merkel.

Që më 13 maj të këtij viti do të ndodhë testimi shumë i rëndësishëm i forcave në zgjedhjet parlamentare (landtag) të landeve të Reinit Verior (North Rhine) - Vestfalisë (Westfalen). Një nga figurat kryesore vepruese në fushatën paraelektorale është i sipërpërmenduri Norbert Röttgen. Duke u përpjekur në mënyrë krejtësisht evidente të shpërqendrojë vemendjen e votuesve nga problemet e mprehta aktuale me ekologjinë dhe euron, ai vendosi të hyjë në histori si njeriu që ndaloi fluturimin e topit të futbollit në Ukrainë.

0UEFA tani për tani po arrin t’i rezistojë shantazhit politik në rritje. Në veçanti, koordinatori për çështjet e organizimit të Euro-2012 në Poloni Michal Listkiewicz deklaroi, se kjo organizatë “madje as teorikisht nuk parashikon të marrë në konsideratë mundësinë e ndryshimit të datave apo vendeve të zhvillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit”.

Pjetër Iskenderov