Militantët e “Al - Qaeda” i kanë koduar planet e sulmeve të veta terroriste në Evropë në filma pornografikë. Ato iu konfiskuan austriakut Maksud Lodin, i cili u arrestua vitin e kaluar në Berlin si i dyshuar për përfshirje në terrorizmin ndërkombëtar.

Atëherë bashkëpunëtori i supozuar terroristëve erdhi nga Pakistani. Gjatë kontrollit atij iu gjetën disa mbartës dixhitalë informacioni dhe karta memorjeje, në të cilat ishin regjistruar video të shumta pornografike.

Specialistët që u morrën me studimin e këtyre skedarëve (files), gjetën rreth 100 dokumente sekrete të “Al - Qaeda”, midis tyre edhe “hartën rrugore” të terroristëve.

Sipas këtyre dokumentave, planet e militantëve përfshinin kryerjen e akteve terroriste në shkallë të gjerë në territoret e Evropës dhe rrëmbimin e disa trageteve turistike.