Në tre zonat e banuara të rajonit Irkutsk (Siberi Lindore), në afërsi të të cilave ndodhi derdhja e nënprodukteve të naftës në lumin Angara, anuluan regjimin veprues të situatës së jashtëzakonshme dhe rifilluan furnizimin me ujë.

Më 25 prill në lumë u vu re një njollë e madhe nafte me shtrirje deri në 10 kilometra. Shkak i ndotjes u bë depërtimi i paligjshëm në tubacionin e naftës. Në lidhje me këtë u ndalua marrja e ujit nga rezervuari, i cili siguron me ujë të pijshëm 77 mijë banorë. Sipas të dhënave të fundit në lumë janë derdhur më shumë se 300 tonë karburant. Tani rrjedhja e nënprodukteve të naftës u likujdua, policia ndaloi katër të dyshuar për vjedhjen e nënprodukteve të naftës.