Qeveria e Putinit do të mblidhet sot në takimin e vet të fundit. Kabineti i ministrave, që punoi 4 vjet pa ndryshime të veçanta në përbërjen e kuadrove, do të shpërndahet në ditët e afërta pas inaugurimit të Vladimir Putin, Presidentit të sapozgjedhur të Rusisë.

Për një sërë ministrash mbledhja e sotme do të jetë dhënie lamtumire: Dimitri Medvediev, i cili është ngarkuar me formimin e qeverisë së re që këtë javë, premtoi ta ripërtërijë seriozisht atë.

Mbi përbërjen e qeverisë së re ndoshta do të flitet sot në takimin e Dimitri Medvediev me udhëheqjen e partive parlamentare. Në takim janë ftuar 2 persona nga çdo forcë politike - lideri i partisë dhe kreu i fraksionit të saj në Dumën Shtetërore.