Në Barcelonë ekipeve të shpëtimit iu desh të evakuojnë turistët “e bllokuar” në platformën e vëzhgimit të monumentit të Kristofor Kolombos. Për shkak të prishjes së ashonsorit turistët u detyruan të qëndrojnë 5 orë në lartësinë 60 metra në pritje të ndihmës.

Shpëtuesit u përpoqën për një kohë të gjatë të arrinin deri tek njerëzit. Në fillim provuan t’i evakuonin turistët me anë të helikopterit, por pa sukses. Si përfundim, ata i nxorrën prej atje me ndihmën e vinçit të ndërtimit. Tani monumenti i Kolombos është mbyllur përkohësisht për vizitorët.