Përbëja e qeverisë së re të Rumanisë, të formuar nga kandidati për Kryeministër Viktor Ponta, do të paraqitet në parlament për miratim më 7 maj. Qeveria e re do të veprojë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vjeshtës.

Struktura e qeverisë pothuajse nuk ka pësuar ndryshime. Aleanca Social-Liberale e Rumanisë delegoi në kabinetin e ri shumë zyrtarë, të cilët kanë mbajtur poste ministrore edhe në qeveritë e mëparshme.

Parlamenti i Rumanisë më 27 prill i dha dorëheqjen qeverisë së Mihai Razvan Ungureanu, të emëruar 2 muaj më parë, duke i shprehur votëmosbesimin asaj.  Kanditaturën e Viktor Ponta në postin e Kryeministrit e propozoi Presidenti i vendit Traian Basescu.