Sot parlamenti i Hungarisë në mbledhjen plenare do të zgjedhë presidentin e ri të vendit. Siç pritet, pasardhës i Pal Shcmitt, i cili u demaskua për plagjiaturë gjatë shkrimit të disertacionit shkencor dhe për këtë arsye dha dorëheqjen, do të bëhet kandidati i vetëm, Deputeti i parlamentit Evropian 52 vjeçari Janos Ader.

Kandidaturën e Janos Ader e propozoi lideri i koalicionit të djathtë konservator, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban. Përpjekjet e partive opozitare për të zgjedhur kandidatët e vet nuk u kurorëzuan me sukses, përderisa asnjëri prej tyre nuk arriti të merrte mbështetjen e 1/5 së numrit të përgjithshëm të deputetëve të parlamentit.