Në konferencën ndërkombëtare për mbrojtjen antiraket, e cila fillon më 3 maj në Moskë, do të paraqitet modeli kompjuterik i mbrojtjes antiraket të NATO-s në Evropë. Për këtë njoftoi Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë Anatoli Antonov në  intervistën e botuar sot në "Gazeta ruse" («Российская газета»).

Është e domosdoshme të vërtetohet në mënyrë vizuale, me fakte e shifra, rreziku i variantit të mbrojtjes antiraket të propozuar nga SHBA, ndikimi i tij negativ mbi forcat ruse të frenimit bërthamor, sqaroi Antonov.

Ftesa për pjesëmarrje në këtë konferencë u janë dërguar të gjitha vendeve të  NATO-s, shteteve jo anëtare të alenacës së shteteve evropiane si dhe përfaqësuesve të Kinës, Indisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut. Më shumë se 50 vende konfirmuan pjesëmarrjen e vet. Delegacioni i NATO-s kryesohet nga Zëvendëssekretari i parë i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut Alexander Vershbow.