Ekuipazhet e para për këtë vit të ekspeditës kohëgjatë të SKN (Stacioni Kozmik Ndërkombëtar) po nisen sot për në kozmodromin “Bajkonur”, ku do të presin startin e anijes kozmike “Sojuz”.

Kozmonautët rusë Gennadi Padallka, Sergei Revin dhe austronauti i NASA-s Joseph Acaba do të zhvillojnë atje provat përfundimtare të skafandrave të fluturimit si dhe do të provojnë edhe njëherë lehtësitë e drejtimit dixhital të anijes “Sojuz”, me të cilën ata do të nisen në orbitë.

Lëshimi i anijes është planifikuar për më 15 maj, ndërsa ankorimi i saj me SKN - më 17 maj.